Raporti i auditorit dhe financave i vitit 2020 e gjen FFK-në pa e kaluar raportin e vitit 2019 - Gazeta Express
string(94) "raporti-i-auditorit-dhe-financave-i-vitit-2020-e-gjen-ffk-ne-pa-e-kaluar-raportin-e-vitit-2019"

Futboll

Gazeta Express

04/03/2021 14:28

Raporti i auditorit dhe financave i vitit 2020 e gjen FFK-në pa e kaluar raportin e vitit 2019

Futboll

Gazeta Express

04/03/2021 14:28

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka vendosur që ta mbajë Kuvendin e Punës më 8 prill. Në këtë Kuvend para delegatëve do të shpaloset edhe Raporti i Auditorit dhe pasqyrat financiare për vitin 2020.

Ky raport ka kaluar sot në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së dhe tani duhet të kalojë në Kuvendin e FFK-së.

Lexo Edhe:

Ky do të jetë kuvendi i parë i FFK-së pas plot një viti e tre muaj. Të vetmin Kuvend FFK-ja e ka mbajtur më 27 janar të vitit 2020. Bëhet fjalë për Kuvendin Zgjedhor për Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, i cili ishte karakterizuar me shumë tensione e polemika.

Por, nuk ka mbajtur fare Kuvend të Punës me ç’rast Raporti i Auditorit dhe pasqyrat financiare të vitit 2019 ishin publikuar në faqen zyrtare të FFK-së pa e kaluar fare Kuvendi, gjë që duhet të bëhet me statut të federatës, shkruan Gazeta Express.

Kuvendi i fundit i Punës është mbajtur dy vjet më parë, më 28 mars 2019.

Në nenin 54, pika 6, thuhet se Komiteti Ekzekutiv i dërgon për miratim Kuvendit raportet financiare, raportin e revizionit dhe buxhetin për sezonin në vijim.

Por kjo nuk kishte ndodhur pasi Kuvendi nuk është mbajtur, për siç është thënë, shkaku i pandemisë.

Ndërkohë, në neni 56, përcakton se si duhet të përzgjidhet Revizori i pavarur (auditori) dhe se si duhet të veprohet në këtë rast.

“Pika 1. Revizorin e pavarur e emëron Kuvendi. Ai kontrollon faturat të cilat i aprovon komisioni për financa, konform principeve të kontabilitetit të legjislaturës së Kosovës. Pika 2. Raportet e revizorit duhet t’i prezantohen Komitetit Ekzekutiv dhe pastaj në formë të pandryshuar Kuvendit për miratim dhe; Pika 3. Revizori i pavarur duhet te jetë kompani e mirënjohur revizore e cila vendoset në periudhë prej dy vitesh. Ky mandat mund të ripërtërihet”, thuhet në statut. /GazetaExpress/