Rama udhëton drejt Berlinit: Do takoj Merkelin për konferencën e donatorëve - Gazeta Express
string(74) "rama-udheton-drejt-berlinit-do-takoj-merkelin-per-konferencen-e-donatoreve"

Gazeta Express

26/01/2020 17:45

Rama udhëton drejt Berlinit: Do takoj Merkelin për konferencën e donatorëve

Gazeta Express

26/01/2020 17:45

Ditën e sotme kryeministri, Edi Rama, është nisur drejt Berlinit për takimin me kancelaren Merkel.

Sipas tij ky takim vjen për Programin e Rindërtimit në vigjilje të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt.

Lexo Edhe:

Në njoftimin e zyrës së shtypit të Merkel thuhet se temë e diskutimeve me kryeministrin shqiptar do të jenë marrëdhënia bilaterale, konferenca e donatorëve që do të zhvillohet në 17 shkurt në Bruksel për t’i ardhur në ndihmë vendit tonë për procesin e rindërtimit.

Gjithashtu temë e kësaj tryezë do të jetë edhe drejtimi i OSBE-së nga ana e Shqipërisë. Por ajo që do të kërkojë më shumë rezultate dhe debate do të jetë çështja e negociatave.