Qytetet më të pasura në Shqipëri, Tirana e para, Kukësi më i varfri - Gazeta Express
string(65) "qytetet-me-te-pasura-ne-shqiperi-tirana-e-para-kukesi-me-i-varfri"

Gazeta Express

27/05/2020 13:15

Qytetet më të pasura në Shqipëri, Tirana e para, Kukësi më i varfri

Gazeta Express

27/05/2020 13:15

Ata që banojnë në Tiranë kishin të ardhura për frymë më të lartat në vitin 2018, ndërsa Kukësi vijon të jetë rajoni më i varfër i Shqipërisë, sipas të dhënave të INSTAT për prodhimin e brendshëm bruto rajonal, 2018.

Për frymë, të ardhurat janë sa 31.1% e mesatares së Bashkimit Europian, që sipas Eurostat, është ndër më të ulëtat në Europë.

Lexo Edhe:

I gjithë veriu vijon të jetë më i varfëri në vend, ndërsa Qendra më e pasura.

Sipas INSTAT, Në vitin 2018, niveli i PBB-së për frymë në rajonin statistikor nivel 1 (Republika e Shqipërisë), arriti në 571 mijë Lekë. Krahasuar me vitin 2017 PBB për frymë në terma nominale u rrit me 5,75 %.

Në vitin 2018, sipas rajoneve statistikore në nivel 2, në rajonin statistikor Veri, PBB për frymë është 462 mijë Lekë, duke shënuar një rritje nominale me 4,7 %, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij rajoni është 19,1 % nën mesataren e vendit.

Në rajonin statistikor Qendër, PBB për frymë është 692 mijë Lekë dhe pati një rritje me 5,6 %, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi 21,2 % mbi mesataren e vendit.

Në rajonin statistikor Jug, PBB për frymë është 511 mijë Lekë, duke shënuar një rritje me 6,3 %, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij rajoni është 10,4 % nën mesataren e vendit.

Niveli më i lartë i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore në nivel 3 (Qark), në vitin 2018, ishte në Qarkun Tiranë, me 783 mijë Lekë dhe shënoi një rritje në terma nominale prej 5,1 % krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 37,3 % mbi mesataren e vendit. Më pas renditet Qarku Fier, me 599 mijë Lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale prej 8,4 % ndaj vitit 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 5,0 % mbi mesataren e vendit.

Niveli më i ulët i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore në nivel 3 (Qark) në vitin 2018, u vlerësua në Qarkun Kukës me rreth 362 mijë Lekë duke shënuar një rritje në terma nominale me 7,3 %, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 36,6 % nën mesataren e vendit. Më tej, me PBB-në për frymë më të ulët vijon Qarku Elbasan me rreth 398 mijë Lekë duke shënuar një rritje me në terma nominale 5,9 % ndaj vitit 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 30,3 % nën mesataren e vendit.

Standardi i Fuqisë Blerëse

PBB e Republikës së Shqipërisë e shprehur në Standardin e Fuqisë Blerëse (Purchasing Poëer Standard – PPS) në vitin 2018 është 27.581 PPS.

PBB për frymë në PPS për vitin 2018 për Republikën e Shqipërisë është 31,1 % e mesatares së Bashkimit Evropian BE28 = 100. Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, në këto nivele Shqipëria renditet ndër më të varfërat në Europë, së bashku me Bosnjën e Kosovën.

Sipas rajoneve statistikore në nivel 2, në rajonin Qendër, PBB për frymë në PPS për vitin 2018 ishte 37,7 %, në rajonin Veri 25,1 % dhe në rajonin Jug 27,8 %./monitor