Qeveria Hoti sot ka miratuar Programin Qeverisë, Express sjell të plotë dokumentin 58 faqësh - Gazeta Express
string(91) "qeveria-hoti-sot-ka-miratuar-programin-qeverise-express-sjell-te-plote-dokumentin-58-faqesh"

Qeveria Hoti sot ka miratuar Programin Qeverisë, Express sjell të plotë dokumentin 58 faqësh

Gazeta Express

05/06/2020 17:24

Ekzekutivi në krye me Avdullah Hotin ka miratuar sot programin Qeverisës 2020 – 2023. Prioritet kryesor i kësaj qeverie është menaxhimi i pandemisë COVID 19, si dhe rimëkëmbja ekonomike pas koronavirusit. Gazeta Express sjell të plotë programin e Qeverisë që sot u miratua me shumicë të votave.

Përvec objektivave për kalimin e situatës së pandemisë, kjo qeveri ka edhe pritoritete tjera, si forcimi i shtetit, zhvillimi ekonomik, marrjen e përgjegjësive për dialogun me Serbinë, ku theksohet se nuk do të lejohet ndryshim i kufijve dhe shkëmbim me territore.

Lexo Edhe:

Në kuadër të programit për  Rimëkëmbjen Ekonomike pas Pandemisë COVID-19, Qeveria Hoti ka paraparë grumbullimin e mjeteve që do të  dedikohen për qëllime të mbështetjes ekonomike dhe sociale për të tejkaluar pasojat e pandemisë.

Qeveria e re ka paraparë shtimin e presionit për  zbardhjen e rasteve të personave të zhdukur, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

“Në këtë kontekst, do të intensifikohet puna e institucioneve kompetente në sigurimin e informatave për lokacionet e reja apo përmbylljen e rasteve të hapura, si dhe trajtimi sa më parë i mbetjeve mortore. Qeveria e Kosovës do të trajtojë me prioritet viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke siguruar mbrojtjen institiconale të kësaj kategorie nga stigmatizimi shoqëror”, thuhet në dokument.

Në ekzekutivin që udhëhiqet nga Avdullah Hoti është paraparë që të punohet edhe në zbatimin e vetingut institucional.

Sa i përket politikës së jashtme, në program theksohet se, politika e jashtme e Kosovës do të jetë reflektim i politikës së brendshme dhe në funksion të ndërtimit, ruajtjes e thellimit të marrëdhënieve me partnerët tanë strategjikë dhe me shtete të tjera, ruajtjes së sovranitetit, integritetit territorial, rendit kushtetues, lirive dhe të drejtave të qytetarëve të Kosovës brenda dhe jashtë vendit dhe garantimit të sigurisë së saj shtetërore. Orientimet dhe prioritetet kryesore në fushën e politikës së jashtme do të jenë në fushat në vijim.

“Kosova do të flasë me një zë të vetëm në politikën e jashtme dhe Qeveria do të hartojë qëndrimet e politikës së jashtme, të cilat do të promovohen nga të gjitha institucionet. Orientimet dhe prioritetet kryesore në fushën e politikës së jashtme do të jenë në fushat në vijim, të ndara në prioritete politike dhe ato funksionale”, thuhet në dokument.

Qeveria do të angazhohet për reciprocitet të plotë të të drejtave dhe lirive themelore të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës dhe serbëve që jetojnë në Kosovë, duke e konsideruar këtë si një nga kushtet thelbësore për zgjidhje të qëndrueshme të çështjeve të interesit të ndërsjellë, thuhet tutje.

Në këtë program qeverisës theksohet se Qeveria do të fillojë procedurat për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit, vazhdimin e autostradës në drejtim të Podujevës dhe pikës kufitare, ndërtimin e autostradës së Anamoravës, autostradës për Mitrovicë dhe rrugët e tjera të rëndësisë nacionale që sigurojnë lidhje me rrjetin infrastrukturor rajonal dhe ndërkombëtarë. Në parim, investimet në infrastrukturën kryesore në nivel vendi që kanë kosto të lartë do të financohet kryesisht përmes kredive të buta ose përmes partneriteteve publiko-private, e cila formë e investimit të infrastrukturës nuk do ta rrezikojnë buxhetin e shtetit.

Gazeta Express sjell dokumentin e plotë: