PSG-ja e rivalizon Barçën, zbulohet oferta e parisienëve për Bernardo Silvan - Gazeta Express
string(75) "psg-ja-e-rivalizon-barcen-zbulohet-oferta-e-parisieneve-per-bernardo-silvan"

Futboll

Gazeta Express

18/08/2022 10:23

PSG-ja e rivalizon Barçën, zbulohet oferta e parisienëve për Bernardo Silvan

Futboll

Gazeta Express

18/08/2022 10:23

Bernardo Silva është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane.

Futbollisti portugez së fundmi u tha se ka vendosur të qëndrojë në Manchester City.

Lexo Edhe:

Mirëpo, mediat e huaja vazhdojnë të shkruajnë për interesimin e klubeve për të, shkruan “Gazeta Express”.

Barcelona e do qe një kohë mesfushorin kreativ, i cili do t’i përshtatej mjaft mirë lojës që e aplikon trajneri Xavi Hernandez.

Por, së fundmi në garë për përfaqësuesin brazilian është futur edhe Paris Saint-Germaini.

Madje, mediumi britanik “The Times” raporton se kampioni francez i ka bërë gati 70 milionë euro për t’i bindur “Citizens” që t’ia shesin futbollistin e tyre.

Sidoqoftë, gjithnjë sipas këtij mediumi, kampioni aktual anglez i kërkon hiç më pak se 100 milionë euro për kartonin e mesfushorit, i cili mund të luajë në disa pozita.

Kanë mbetur edhe dy javë për ta kuptuar më mirë të ardhmen e Bernardo Silvas. /Gazeta Express/