Protesta e 11 shkurtit, PD parashikon 100 mijë protestues, njofton policinë: 200 persona për mbarëvajtjen - Gazeta Express
string(102) "protesta-e-11-shkurtit-pd-parashikon-100-mije-protestues-njofton-policine-200-persona-per-mbarevajtjen"

Protesta e 11 shkurtit, PD parashikon 100 mijë protestues, njofton policinë: 200 persona për mbarëvajtjen

Shqiperi

Gazeta Express

09/02/2023 13:22

Partia Demokratike parashikon 80 deri në 100 mijë protestues në protestën e 11 shkurtit. PD ka depozituar njoftimin për mbajtjen e protestës së 11 shkurtit në Polici duke dhënë edhe detaje për vendosjen e qytetarëve dhe organizatorët.

Protesta pritet të nisë në orën 12:00, por nuk specifikohet se sa do të zgjasë.

Lexo Edhe:

PD thotë se motivi i protestës është për të kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, pasi “ka vënë në rrezik pluralizmin, votën e lirë dhe demokracinë”.

“Bazuar në ligjin 8773 datë 24.04.2021 “Për Tubimet”, Partia Demokratike e Shqipërisë do të organizojë në datë 11.02.2023, një tubim protestë në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit të Shqipërisë pasi ka vënë në rrezik pluralizmin, votën e lirë dhe demokracinë. Tubimi do të mbahet në bulevardin Dëshmorët e Kombit, duke filluar nga ora 12:00;

Pjesëmarrja do të variojë 80 mijë deri në 100 mijë protestues. Protestuesit do të grumbullohen në selinë e Partisë Demokratike, sheshin Nënë Tereza dhe sheshin Skënderbej dhe do të lëvizin në drejtim të Bulevardit Dëshmorët e Kombit”.

Në njoftimin për protestën bëhet me dije gjithashtu se foltorja do të vendoset në Bulevard përballë Kryeministrisë dhe personat që do të flasin do të jenë drejtues të Partisë Demokratike dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile.

Leje Ne Polici

Lënda: Njoftim për mbajtje proteste,
Drejtuar:
Z. TONIN VOCAJ

DREJTUES I PARË, DREJTORIA VENDORE E POLICISË, TIRANË

I nderuar z. Vocaj,

Bazuar në ligjin 8773 datë 24.04.2021 “Për Tubimet”, Partia Demokratike e Shqipërisë do të organizojë në datë 11.02.2023, një tubim protestë në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit të Shqipërisë pasi ka vënë në rrezik pluralizmin, votën e lirë dhe demokracinë. Tubimi do të mbahet në bulevardin Dëshmorët e Kombit, duke filluar nga ora 12:00;

Pjesëmarrja do të variojë 80 mijë deri në 100 mijë protestues. Protestuesit do të grumbullohen në selinë e Partisë Demokratike, sheshin Nënë Tereza dhe sheshin Skënderbej dhe do të lëvizin në drejtim të Bulevardit Dëshmorët e Kombit,

⚫ Foltorja do të vendoset në Bulevard përballë Kryeministrisë. Personat që do të flasin në protestë do të jenë drejtues të Partisë Demokratike dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile.

• Grupi i personave ndihmës për mbarëvajtjen e tubimit do të jenë rreth 200 persona me moshë mbi 18 vjeç, të pajisur me shenjat dalluese, shirit i bardhe me mbishkrimin PMT. Person përgjegjës do të jetë z Ervin Minarolli, Sekretar Organizativ i Partisë Demokratike të Shqipërisë, cel 0672030212, adresa Selia e PDSH Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 11, Tirane. Sa më sipër, njoftimi i aktivitetit për dijeninë tuaj në kuadër të mbarëvajtjes së tubimit.

Duke ju falenderuar paraprakisht.
SEKRETARI ORGANIZATIV
Ervin Minarolli