Prokuroria Speciale lëshon njoftim për ndalimin e Kadri Shalës - Gazeta Express
string(62) "prokuroria-speciale-leshon-njoftim-per-ndalimin-e-kadri-shales"

Gazeta Express

26/10/2020 18:29

Prokuroria Speciale lëshon njoftim për ndalimin e Kadri Shalës

Gazeta Express

26/10/2020 18:29

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se sot ka lëshuar aktvendim për ndalimin e personit të arrestuar, të dyshuarit Kadri Shala, me dyshimin se ka qenë i përfshirë në rastin e keqpërdorimit të ndodhur në Departamentin e Thesarit/Ministria e Financave e Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Speciale njofton se do të ndërmerren të gjitha veprimet përkatëse ligjore brenda afateve të përcaktuara me ligj”.

Lexo Edhe:

Shala sot u paraqit në stacionin policor, ku u intervistua për disa orë, në prani edhe të avokatit të tij.

Për herë të parë nga arratia, Kadri Shala u paraqit në mbrëmjen e së shtunës. Përmes vëllait të tij, ai kishte dorëzuar një letër të shkruar me dorë në redaksinë e Gazetës Express dhe Televizionit T7. Në këtë letër që mban datën 24 tetor 2020, Shala ka treguar historinë se si ka përfunduar një shumë kaq e madhe e parave nga buxheti i shtetit në llogarinë e firmës së tij. Ai ka thënë se kishte menduar që ka pranuar mjete nga kompanitë që siç tha, i kishin atij borxhe.

Shala kishte shkruar se posa ka marrë këto para, kishte nisur t’i shlyente borxhet që ua kishte personave e kompanive të ndryshme. /Gazeta Express/