"Prokuroria arrestoi cironkat, Dako i vetmi përgjegjës për masakrën urbane në Durrës" - Gazeta Express
string(82) "prokuroria-arrestoi-cironkat-dako-i-vetmi-pergjegjes-per-masakren-urbane-ne-durres"

Gazeta Express

14/12/2019 16:40

“Prokuroria arrestoi cironkat, Dako i vetmi përgjegjës për masakrën urbane në Durrës”

Gazeta Express

14/12/2019 16:40

Dega e Partisë Demokratike Durrës ka reaguar pas arrestimeve lidhur me tërmetin e 26 nëntorit.

Kryetari Ferdinant Xhaferaj bën fajtor për masakrën urbane në qytetin bregdetar ish-kryebashkiakun socialist, Vangjush Dako.

Lexo Edhe:

“Për më shumë se një dekadë në krye të piramidës së ndërtimeve dhe masakrës urbane në Durrës ka qenë kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Prokuroria ka investiguar për më shumë se dy javë dhe puna e saj, sa intensive aq edhe profesionale, ka rezultuar në ndalimin e cironkave të përgjegjësisë për dramën që po kalon qyteti” deklaron Xhaferraj.

Përballë kësaj situate, Xheferraj ironizon se Dako është jashtë juridiksionit të Prokurorisë.

“Dako dhe shpura e tij nuk mund të hetohen nga prokuroria sepse Dako është pranë Ramës dhe me Ramën, që nga Durrësi deri në Stamboll. Piramida e krijuar nga Dako firmoste për ndërtimet, shiste beton për ndërtimet, supervizonte ndërtimet, firmoste dhe vuloste për të dhënë financimet.Por Dako është jashtë juridiksionit të prokurorisë, për faktin e thjeshte se është nën juridiksionin e Ramës” përfundon Xhaferraj.

Katër persona janë vënë në akuzë për vrasje me dashje për 24 viktimat e tërmetit në Durrës. Tre prej tyre janë ndërtues.