Prishtina konfirmon interesimin e Tiranës për Visar Bekajn - Gazeta Express
string(58) "prishtina-konfirmon-interesimin-e-tiranes-per-visar-bekajn"

Gazeta Express

16/07/2020 19:12

Prishtina konfirmon interesimin e Tiranës për Visar Bekajn

Gazeta Express

16/07/2020 19:12

75 mijë eurot e ofruara siç raportuan burime të Supersport një ditë më parë mund të mos i mjaftojnë Tiranës për të afruar në skuadër portierin e Prishtinës Visar Bekaj.

Që interesimi i bardhebluve është konkret kjo tashmë dihet pasi është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv i Prishtinës Granit Begolli në një intervistë për mediat kosovare.

Lexo Edhe:

Gjithsesi mes palëve ende nuk është arritur akordi.

“Po është e vërtetë, ka patur interesim nga klubi i Tiranës për Bekajn. Nëse dikush paguan çmimin që klubi e kërkon, atëherë Bekaj është i lirë të largohet nga Prishtina”, mësohet të jetë shprehur Begolli, duke lënë të kuptohet se gardiani do largohet këtë verë dhe Tirana është kandidati kryesor për të fituar shërbimet e Bekajt.