Kosova U18 shënon fitore e dytë në Kampionatin Mesdhetar - Gazeta Express
string(56) "kosova-u18-shenon-fitore-e-dyte-ne-kampionatin-mesdhetar"

Kosova U18 shënon fitore e dytë në Kampionatin Mesdhetar

Sport

Gazeta Express

06/05/2024 21:18

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Kampionatin Mesdhetar në Ankara të Turqisë.

Pas fitores ndaj Malit të Zi, djemtë tanë të hënën mbrëma fituan edhe ndaj Irakut. Kombëtarja jonë dominoi nga fillimi e deri në fund për fitore bindëse, 24:16.

Lexo Edhe:

Kosova U18 mori edhe pikët shtesë për shkak të fitimit të dy prej tri periudhave (9:5, 9:5, 6:6).

Diolen Ajvazi u shpall më i miri i ndeshjes, derisa ndaj Malit të Zi më i miri ishte shpallur Amar Muqolli.

Të martën Kosova U18 luan ndaj Turqisë.

/Gazeta Express/