Presidenti Pendarovski dërgoi ruim me rastin e Ditës ndërkombëtare të shqiptarëve - Gazeta Express
string(81) "presidenti-pendarovski-dergoi-ruim-me-rastin-e-dites-nderkombetare-te-shqiptareve"

Ballina

Gazeta Express

28/09/2021 14:30

Presidenti Pendarovski dërgoi ruim me rastin e Ditës ndërkombëtare të shqiptarëve

Ballina

Gazeta Express

28/09/2021 14:30

Presidenti Stevo Pendarovski u dërgoi urim pjesëtarëve të komunitetit boshnjak në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me rastin ne Ditës ndërkombëtare të boshnjakëve.

Lexo Edhe:

“Në shtëpinë tonë të përbashkët, Republikën e Maqedonisë së Veriut, një dekadë e gjysmë me krenari festohet kjo ditë e rëndësishme si simbol i historisë dhe kulturës së pasur, zakoneve dhe folklorit të pjesëtarëve të etnikumit boshnjak. Mu me specifikat dhe botëkuptimet e veta, boshnjakët zënë vend të posaçëm në të gjitha rrjedhat shoqërore të atdheut tonë, por edhe të tërë rajonit ballkanik, duke e pasuruar mozaikun e vlefshëm të kulturave dhe traditave të ndryshme”, qëndron në urim.

Pendarovski porositi se falë kontributit të të gjitha bashkësive etnike shteti paraqet shembull për një shoqëri funksionale multietnike.

“Bashkëjetesa jonë, bashkësia dhe respekti le të jenë investim në ndërtimin e shtetit stabil, prosperues dhe ekonomikisht të zhvilluar. Të bashkuar për t’i tejkaluar të gjitha kërcënimet shëndetësore, ekonomike dhe politike të cilat qëndrojnë pezull mbi atdheun tonë dhe mbi ne si individë. T’i zhvendosim të gjitha pengesat dhe t’i tejkalojmë të gjitha sprovat, duke synuar drejt të ardhmes më të mirë dhe më të ndritshme. Më lejoni, edhe njëherë, t’jua uroj 28 Shtatorin, Ditën ndërkombëtare të boshnjakëve dhe t’ju dëshiroj shëndet, gëzim, fat dhe begati”, theksoi presidenti Pendarovski.