Presidenti Macron përplaset me policinë izraelite në Jerusalem - Gazeta Express
string(66) "presidenti-macron-konfrontohet-me-policine-izraelite-ne-jerusalemm"

Presidenti Macron përplaset me policinë izraelite në Jerusalem

Gazeta Express

22/01/2020 22:29

Presidenti francez, Emmanuel Macorn, është përplasur me policinë izraelite gjatë një turneu në qytetin e vjetër të Jerusalemit.

Macroni ka akuzuar policët për shkeljen e rregullave që ua pamundësojnë atyre hyrjen në Kishën Shën Ana që i përket periudhës së kryqëzatave.

Lexo Edhe:

Kjo kishë konsiderohet si territor francez. “S’po më pëlqen ajo që e bëtë para meje. Dilni jashtë, ju lutem. Mos provokoni. Nuk mund t’i shkelim rregullat që datojnë me shekuj”, ka thënë Macron.