Polonia paralajmëron se Evropa ka hyrë në “epokën e paraluftës” - Gazeta Express
string(61) "polonia-paralajmeron-se-evropa-ka-hyre-ne-epoken-e-paraluftes"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2024 9:47

Polonia paralajmëron se Evropa ka hyrë në “epokën e paraluftës”

Lajme

Gazeta Express

30/03/2024 9:47

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka paralajmëruar për kërcënimin “real” të një konflikti në Evropë, duke thënë se për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore kontinenti ka hyrë “në epokën e paraluftës”.

“Lufta më nuk është koncept i së shkuarës. Është real dhe ka nisur dy vjet më parë. Gjëja më shqetësuese për momentin është se çdo skenar është i mundshëm. Nuk kam parë një situatë të tillë që nga viti 1945”, tha Tusk gjatë një interviste dhënë për grupin medial evropian, Lena, më 29 mars.

Lexo Edhe:

“E di që tingëllon e tmerrshme, veçmas për gjeneratën e re, por ne duhet ta pranojmë faktin që epoka e luftës ka nisur: epoka e paraluftës. Nuk po ekzagjeroj. Çdo ditë e më shumë kjo po bëhet më e qartë”.

Pushtimi rus i Ukrainës, që nisi mbi dy vjet më parë, përmbysi ndjenjën e liderëve evropianë për paqe të palëkundur të pasluftës, duke nxitur shumë shtete të rrisin prodhimin e armëve për të furnizuar edhe Kievin, por edhe ushtritë e tyre.

Ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, shteti i së cilit është një prej mbështetësve më të mëdhenj i Ukrainës fqinje, tha se nëse humb Kievi “askush” në Evropë nuk do të ndihet i sigurt.

Polonia kufizohet me Ukrainën dhe një ditë më parë ushtria polake njoftoi se kishte aktivizuar avionët luftarakë të ushtrisë, pas sulmeve ruse në Ukrainë, që ndodhën afër kufirit me Poloninë./REL