Policia tajlandeze e shet gabimisht veturën e mbushur me drogë - Gazeta Express
string(62) "policia-tajlandeze-e-shet-gabimisht-veturen-e-mbushur-me-droge"

Policia tajlandeze e shet gabimisht veturën e mbushur me drogë

Gazeta Express

26/01/2020 9:19

Autoritetet kundër drogës në Tajlandë kanë kërkuar falje pasi gabimisht e vendosën në ankand një veturë në të cilën ishin të fshehura dhjetëra mijëra tableta të substancës narkotike amfetaminë.

Një blerës e bleu veturën e tipit Honda CR-V për 586 mijë bahtë ose 19 mijë dollarë. Kjo veturë ishte vendosur në ankand këtë muaj pasi ishte konfiskuar në një rast të drogës vitin e kaluar.

Lexo Edhe:

Megjithatë, kur pronari i ri e dërgoi veturën te një mjeshtër për ndryshimin e disa pjesëve, mekaniku i gjeti 94 mijë tableta të drogës të fshehura në mbrojtëset e plastikës, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Zyrtarët tajlandezë thanë se në të ardhmen do t’i kontrollojnë më mirë veturat e konfiskuara.

“Sipas protokollit, ne i kontrollojmë të gjitha veturat dhe ky rast nuk përbënte përjashtim. Megjithatë, ne nuk kemi mundur të gjejmë asgjë, ndoshta për shkak që tabletat kanë qenë të fshehura mirë”, tha Niyom Termsrisuk, sekretar i përgjithshëm i Bordit për Kontrollimin e Narkotikëve.

Kur kjo veturë ishte konfiskuar në provincën Chiang Rai, 100 mijë tableta të këtilla ishin gjetur në ulësen e pasme të saj.

Zyrtari tha se tabletat e gjetura më vonë do të bëhen pjesë e rastit të mëhershëm, ndërsa pronari i ri dhe mekaniku do të shpërblehen për paraqitjen e rastit në polici.