Policia po kërkon një vajzë nga Kosova, dyshohet se ishte me rrëmbyesin e 3-vjeçares Madeleine, e zhdukur më 2007 - Gazeta Express
string(90) "policia-ne-kerkim-te-kosovares-qe-ishte-e-dashura-e-pedofilit-gjerman-christian-bruecknerr"

Policia po kërkon një vajzë nga Kosova, dyshohet se ishte me rrëmbyesin e 3-vjeçares Madeleine, e zhdukur më 2007

Gazeta Express

05/06/2020 9:22

Pedofili gjerman Christian Brueckner, i njohur për rastin Medeleine McCann, shumë shpejt mund të lirohet nga burgu. Policia gjermane ka frikë se dhunuesit gjerman mund t’i jepet lirimi me kusht, ndërsa janë duke kërkuar ish-të dashurën e tij “të mitur kosovare”, e cila mund të ndihmojë në zgjidhjen e rastit.

Sipas raportimit të Daily Mail, pedofili Brueckner ka të drejtë për lirimin me kusht këtë fundjavë, ndonëse policia përpiqet dëshpërimisht të gjejë të dashurën e tij kosovare pak para se të ndodhte rasti i rëndë me trevjeçaren e zhdukur, më 3 maj 2007.

Lexo Edhe:

Brueckner është pas hekurave në Gjermani pasi u burgos vitin e kaluar për dhunimin e një turisti 72 vjeç amerikan në vendpushimin Algarive 18 muaj para se Maddie të zhdukej.

Christian Brueckner mendohet se i ka treguar një miku të tij për rrëmbimin e vogëlushes Maddie teksa po pinin. Ishte 10-vjetori i zhdukjes së vajzës dhe në një ekran u shfaq fytyra e vogëlushes. Më pas ai i tregoi shokut edhe një video teksa përdhunonte një grua.

Gjermani kishte mbi shpinë të paktën 17 dënime për abuzime seksuale me minorene. Një komshi i tij tha se ai përzgjidhte gjithmonë vogëlushet minorene.

Ai jetonte në një makinë kampingu në zonën ku u zhduk vogëlushja në Portugali më 3 maj të vitit 2007. Ai po ashtu lëvizte edhe me një makinë Jaguar në atë zonë. Të dy makinat janë sekuestruar nga policia, e cila thotë se gjermani ka bërë edhe një telefonatë një orë përpara zhdukjes së vogëlushes.

Lajmi mund të jetë një lehtësim për prindërit e Maddie, Kate dhe Gerry McCann, të cilët po ashtu janë akuzuar se mund të kenë gisht në zhdukjen e vajzës. Ata thanë se vazhdojnë të shpresojnë që vajza të jetë gjallë.

Muajin e shkuar, ata publikuan një letër të hapur në ditën që duhej të ishte 17-vjetori i ditëlindjes së vajzës.

Trevjeçarja Maddie u zhduk teksa flinte bashkë me dy fëmijët e tjerë të çiftit. Këta i kishin lënë vetëm fëmijët në apartamentin e pushimeve dhe kishin dalë në një restorant aty afër.

Çifti thotë se ata i kontrollonin vazhdimisht fëmijët. Por një dokumentar i publikuar vjet nga Netflix, hedh dyshime të forta mbi prindërit.