Policia ndëshkon 30-vjeçarin me 12 muaj heqje të patent shoferit, i kishte arritur 9 pikë negative - Gazeta Express
string(97) "policia-ndeshkon-30-vjecarin-me-12-muaj-heqje-te-patent-shoferit-i-kishte-arritur-9-pike-negative"

Policia ndëshkon 30-vjeçarin me 12 muaj heqje të patent shoferit, i kishte arritur 9 pikë negative

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 10:48

Policia Rajonale e Ferizajt ia ka hequr patentë shoferin për 12 muaj një 30-vjeçari, meqë i njëjti për pesë kundërvajtje të shkaktuara në komunikacion i ka arritur 9 pikë negative, raporton Express.

Policia ka apeluar tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos shkaktojnë kundërvajtje që parashihen pikë negative.

Lexo Edhe:

“Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.