Policia gjermane kryen kontroll rutinë në një autobus, brenda tij ishin 25 shqiptarë që hynë ilegalisht në Gjermani - Gazeta Express
string(114) "policia-gjermane-kryen-kontroll-rutine-ne-nje-autobus-brenda-tij-ishin-25-shqiptare-qe-hyne-ilegalisht-ne-gjermani"

Gazeta Express

05/06/2020 9:11

Policia gjermane kryen kontroll rutinë në një autobus, brenda tij ishin 25 shqiptarë që hynë ilegalisht në Gjermani

Gazeta Express

05/06/2020 9:11

Gjatë kontrollimit të një autobusi të relacioneve të gjata në Ruhstorf an der Rott, u zbulua se 25 persona kishin shkelur ligjin mbi të drejtën e qëndrimit në Gjermani. Disa prej tyre kishin tejkaluar ndjeshëm të drejtën afatshkurtër për të qëndruar për 90 ditë në këtë shtet, shkruan pnp.de.

Pasditen e djeshme, një autobus përplot me shtetas të Shqipërisë dhe të Kosovës ishte duke udhëtuar përmes Austrisë në vendet përkatëse: Kosovë dhe Shqipëri. Por autoritetet kufitare austriake në GÜG Suben ia kanë refuzuar hyrjen sepse janë gjetur parregullsi tek shumë pasagjerë në lidhje me ligjin e qëndrimit.

Lexo Edhe:

Pas refuzimit, autobusi u kontrollua në pikën e kontrollit kufitar të Policisë Federale, në Gjermani, të vendosur në parkingun automobilistik Rottal-Ost, përcjell albinfo.ch. Nga kontrollimi i bërë doli se gjithsej 22 shtetas të Shqipërisë dhe 3 të Kosovës në disa raste kishin tejkaluar ndjeshëm të drejtën për të qëndruar për 90 ditë në Gjermani. Si rezultat, janë iniciuar hetimet penale ndaj tyre.

Përpunimi i mëtutjeshëm i rastit është kryer nga inspektorati i policisë kufitare në Passau për arsye të kompetencës. Të akuzuarit janë të lirë pas përfundimit të masave të nevojshme. Ata janë urdhëruar të dëshmojnë me shkrim largimin e tyre nga zona e Shengenit.