Pochettino e synon bankinën e Man Utd - Gazeta Express
string(37) "pochettino-e-synon-bankinen-e-man-utd"

Gazeta Express

03/12/2019 16:30

Pochettino e synon bankinën e Man Utd

Gazeta Express

03/12/2019 16:30

Trajneri argjentinas po e projekton të ardhmen e tij pas largimit nga Tottenhami. Arsenali, Real Madridi dhe Bayern Munichu po ashtu përmenden si opsione të Pochettinos

Mauricio Pochettino shpreson të bëhet trajner i ri i Manchester Unitedit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pasi u shkarkua nga Tottenhami, trajneri argjentinas po e projekton të ardhmen e tij.

Dhe, ai do të preferonte ta marrë në dorë gjigantin anglez, i cili mund ta shkarkojë dita-ditës trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

Arsenali, Real Madridi dhe Bayern Munichu po ashtu përmenden si opsione të Pochettinos.

Megjithatë, më me qejf, ai do ta udhëhiqte klubin nga “Old Traffordi”.

Pochettino e dërgoi Tottenhamin deri në finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, por këtë sezon e pati dëshpërues dhe për këtë iu desh të largohej. /Gazeta Express/