Përmendi emrin e Hakan Sukur, TRT e Turqisë përjashton nga komentimi komentatorin - Gazeta Express
string(80) "permendi-emrin-e-hakan-sukur-trt-e-turqise-perjashton-nga-komentimi-komentatorin"

Futboll

Gazeta Express

19/06/2026 8:59

Përmendi emrin e Hakan Sukur, TRT e Turqisë përjashton nga komentimi komentatorin

Futboll

Gazeta Express

19/06/2026 8:59

Një komentator turk është larguar nga transmetimi i Kupës së Botës në mes të ndeshjes, pasi përmendi një emër që konsiderohet shumë i ndjeshëm në Turqi.

Rasti lidhet me transmetuesin publik turk TRT, i cili edhe në Botërorin 2026 mori një vendim të ashpër ndaj një prej komentatorëve të tij. Murat Ekrem Cimen u suspendua për pjesën e mbetur të turneut, pasi gjatë ndeshjes Iran – Zelandë e Re, e mbyllur 2-2 në stadiumin “SoFi”, ngatërroi disa herë emrat e dy kombëtareve.

Gabimet e tij u shpërndanë shpejt në rrjetet sociale, ndërsa TRT reagoi me një komunikatë, duke i cilësuar ato si “të papranueshme sipas standardeve të transmetimit” të televizionit.

Ky nuk është rasti i parë që një komentator turk përballet me pasoja të rënda gjatë një Botërori. Në vitin 2022, Alper Bakircigil u largua nga detyra në pushimin e ndeshjes Marok – Kanada, pasi përmendi emrin e Hakan Sukur.

Sukur është golashënuesi më i mirë në historinë e Turqisë dhe autori i golit më të shpejtë në historinë e Kupës së Botës, të shënuar pas vetëm 11 sekondash ndaj Koresë së Jugut në ndeshjen për vendin e tretë.

Megjithatë, pas përfundimit të karrierës, ish-sulmuesi u bë një figurë shumë e diskutueshme në Turqi. Ai u angazhua në politikë dhe më pas u akuzua për lidhje me lëvizjen e Fethullah Gulenit dhe për përfshirje në tentativën e dështuar për grusht shteti ndaj qeverisë turke. Sukur i ka mohuar vazhdimisht këto akuza.

Pas këtyre zhvillimeve, pasuritë e tij u sekuestruan dhe ndaj tij u lëshua urdhër-arrest. Ai u zhvendos në Shtetet e Bashkuara, ku raportohet se ka punuar si shofer Uber, ka pasur një kafene dhe ka hapur një shkollë futbolli në Palo Alto të Kalifornisë.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Welt Am Sonntag”, Sukur kishte thënë se nuk i kishte mbetur asgjë dhe se presidenti Recep Tayyip Erdogan ia kishte marrë “të drejtën për liri, fjalë të lirë dhe punë”. Ai gjithashtu insistoi se nuk kishte bërë asgjë të paligjshme dhe se nuk ishte “as tradhtar, as terrorist”.

Polemikat rreth tij kanë vazhduar edhe në futboll. Disa nderime i janë hequr, ndërsa Galatasaray, ish-klubi i tij, e ka përjashtuar nga anëtarësia dhe e ka lënë jashtë materialeve për triumfin historik në Kupën UEFA të vitit 2000.

Në përvjetorin e 20-të të atij suksesi, klubi nuk e përfshiu Sukurin në përmbajtjet zyrtare, pavarësisht rolit të tij në atë triumf. Ai reagoi duke thënë se një ditë do të tregojë “historinë e vërtetë” të asaj kupe dhe rrethanat në të cilat u fitua. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement