Liverpool nuk dorëzohet për Diomande - Gazeta Express
string(36) "liverpool-nuk-dorezohet-per-diomande"

Futboll

Gazeta Express

19/06/2026 10:19

Liverpool nuk dorëzohet për Diomande

Futboll

Gazeta Express

19/06/2026 10:19

Liverpool ka pësuar një goditje në merkato pasi oferta prej 100 milionë eurosh për sulmuesin e RB Leipzig, Yan Diomande, është refuzuar nga klubi gjerman.

Diomande është kthyer në një nga objektivat kryesorë të “Reds”, të cilët duan të përforcojnë repartin ofensiv para sezonit të ri. 19-vjeçari shkëlqeu sezonin e kaluar në Bundesligë, ku regjistroi numrin më të madh të driblimeve të suksesshme.

Për talentin e Leipzigut kanë shfaqur interesim disa klube të mëdha evropiane, përfshirë edhe Paris Saint-Germain, por Liverpool besohet se është aktualisht në pozitën më të mirë për ta siguruar transferimin e tij.

Megjithatë, sipas raportimeve, Leipzig ka refuzuar paketën fillestare prej 100 milionë eurosh, duke kërkuar një ofertë më të lartë. Klubi gjerman pritet të pranojë vetëm një marrëveshje afër 120 milionë eurove.

Liverpool, nga ana tjetër, nuk ka ndërmend të tërhiqet. Klubi anglez pritet të rikthehet shumë shpejt me një ofertë të përmirësuar, ndërsa nuk parashihen probleme në arritjen e marrëveshjes personale me lojtarin nëse Leipzig jep dritën e gjelbër.

Objektivat e tjerë të Liverpoolit

Përveç Diomandes, Liverpool ka nisur lëvizje edhe për përforcime të tjera në sulm. Së fundmi, klubi anglez ka ndërhyrë në garën e Newcastle United për anësorin e Osasunas, Victor Munoz, duke aktivizuar klauzolën e tij të lirimit prej 34.6 milionë funtesh.

22-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e akademive të Barcelonës dhe Real Madridit, ndodhet aktualisht me Spanjën në Kupën e Botës. Liverpool raportohet se ka dërguar stafin mjekësor në Shtetet e Bashkuara për t’i kryer testet mjekësore.

“Reds” po monitorojnë gjithashtu Said El Mala të Kolnit, Yankuba Minteh të Brightonit dhe Matias Fernandez-Pardo të Lille.

El Mala realizoi 13 gola dhe dhuroi pesë asistime në 36 paraqitje sezonin e kaluar dhe ka kontratë deri në vitin 2030. Minteh, i cili ka përvojë në Premier League me Brightonin, ka treguar momente cilësore me 10 gola dhe nëntë asistime në 73 ndeshje.

Ndërkohë, Fernandez-Pardo ka lënë përshtypje pozitive në Ligue 1 që nga transferimi te Lille nga Gent në vitin 2024, duke kontribuar me 12 gola dhe 11 asistime në 71 paraqitje. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement