Përleshje me thika në Pejë, një person në gjendje të rëndë - Gazeta Express
string(57) "perleshje-me-thika-ne-peje-nje-person-ne-gjendje-te-rende"

Gazeta Express

28/01/2020 23:45

Përleshje me thika në Pejë, një person në gjendje të rëndë

Gazeta Express

28/01/2020 23:45

Një incident kriminal ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në qytetin e Pejës, saktësisht në rrugën “Sali Jaha”

Mësohet jozyrtarisht se në këtë konflikt janë përfshirë disa persona.

Lexo Edhe:

Të njëjtit kanë përdorur armë të ftohta thika, ku si pasojë janë therur katër persona.

Dy nga ta janë dërguar në QKUK si pasojë e plagëve të marra, njëri në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës.

Ndryshe, policia në lidhje me rastin ka arrestuar dy persona.