“Perandoria e Cristiano Ronaldos” që gjeneron fitime 200 milionë euro në vit - Gazeta Express
string(74) "perandoria-e-cristiano-ronaldos-qe-gjeneron-fitime-200-milione-euro-ne-vit"

Botërori 2022

Gazeta Express

05/12/2022 7:59

“Perandoria e Cristiano Ronaldos” që gjeneron fitime 200 milionë euro në vit

Botërori 2022

Gazeta Express

05/12/2022 7:59

Ylli portugez është një ikonë globale që ka një ndikim të madh tek masat e njerëzve

Nuk ka dyshime nga askush që pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo ka një personalitet të jashtëzakonshëm. Fenomeni CR7 është një senzacion në tërë botë tashmë.

Në moshën 37 vjeçare, portugezi vazhdon që të jetë në sy të medias dhe të tërheq miliona tifozë, të jetë në ballina të mediave dhe të gjenerojë të ardhura nga reklamat e brendeve të modës, estetikës mjekësore, palestrave, parfumeve…madje edhe kriptovalutave.

Cristiano Ronaldo është një ikonë globale i cili magjeps masat me stilin e tij.

Imazhi i tij shkon edhe më larg fushës së futbollit dhe emri i tij tashmë është bërë një brend real që gjeneron shumë para për çdo vit.

Sipas specialistit për marketing, Jean-Philippe Danglade: Ronaldo është një lëvizës i madh në tregjet financiare.

“Cristiano Ronaldo është një produkt i vërtetë, ofron shërbime dhe është edhe kompani digjitale”, ka shtuar Danglade.

“Ai po ashtu ka një muze me statujën e tij. Është shumë e rrallë kjo. Aeroporti i Madeiras është quajtur sipas tij, sa i përket perceptimit kolektiv, kjo është shumë e mbresëlënëse.

Ylli portugez gjeneron rreth 200 milionë euro në vit, nga paga e tij, të drejtat e imazhit, sponsorizimet dhe biznese të ndryshme.

CR7 është një brend

Gjatë viteve, CristianoRonaldo është parë në të dyja aspektet, edhe si futbollist edhe si brend.

Përkushtimi i tij dhe vetëbesimi janë tipare të sulmuesit që vije nga Funchal, i cili vend e mësoi që ta baraspeshoj urrejtjen me dashuri në masë të barabartë.

Shumë njerëz mund ta quajmë atë arrogant, por pa dyshim, karakteri i tij është çfarë e bën atë unik. Disa nga investimet e tij janë:

Hotelet nën emrin ‘Pestana CR7 Lifesyle’.

Palestrat e fitnesit në emrin ‘CR7 Crunch Fitness’.

Parfumet ‘Cristiano Ronaldo Fragrances’, në marrëveshje me Eden Perfums

Të brendshme për burra dhe djem ‘CR7 Underwear’ në partneritet me JBS Textile

Si shtesë e kësaj ai është imazh i shumë sponsorëve të tilla si: Nike, Herbalife dhe PokerStars. /GazetaExpress/