Për formën e Bale, Mourinho i thotë gazetarit të pyesë Realin e Zidanin - Gazeta Express
string(70) "per-formen-e-bale-mourinho-i-thote-gazetarit-te-pyese-realin-e-zidanin"

Sport

Gazeta Express

03/03/2021 23:50

Për formën e Bale, Mourinho i thotë gazetarit të pyesë Realin e Zidanin

Sport

Gazeta Express

03/03/2021 23:50

Gareth Bale ka nisur të gjejë veten te Tottenham.

Atij iu deshën shumë muaj që të kap një nivel mjaftueshëm për të zënë vend në 11-shen e ekipit të Jose Mourinhos, ani pse ende i duhet të luftojë për diçka të tillë.

Lexo Edhe:

Sido që të jetë, ai po gjen më të mirën dhe tani ka shkuar në tetë gola këtë edicion te Tottenham.

I pyetur nga gazetarët se përse u deshën kaq shumë muaj që Bale të tregojë fytyrën e vërtetë, Jose Mourinhoi iu përgjigj duke thumbuar Realin: “Për dy vite, ishte ai që ishte në Madrid, dhe për këtë pyesni Realin. Ndoshta ata ju përgjigjen, mund ta kuptojnë më mirë se përse iu desh Balet kaq kohë për të arritur këtë nivel. Ndoshta të qenit të durueshëm, ishte arsyeja kryesore që Bale të arrinte në nivelin që ai tregoi dy javët e fundit”.

Bale është vetëm në formë huazimi te Tottenham, ende nuk dihet nëse do të kthehet në Madrid, apo do të shitet përgjithmonë. /Gazeta Express/