Për adhuruesit e komikëve po vjen “Justice League: The Snyder Cut” - Gazeta Express
string(63) "per-adhuruesit-e-komikeve-po-vjen-justice-league-the-snyder-cut"

Arte

Gazeta Express

15/02/2021 22:49

Për adhuruesit e komikëve po vjen “Justice League: The Snyder Cut”

Arte

Gazeta Express

15/02/2021 22:49

Pandemia ka bërë që industria filmike të goditët më së shumti. Megjithatë ajo po kthehet dhe së shpejti pritet lansimi i filmit të bazuar në librat komikë, “Justice League: The Snyder Cut”

Në fakt një film i tillë ishte lansuar fillimisht në vitin 2017, me titull “Justice League” ku kishte një sukses të jashtëzakonshëm, por versioni i tanishëm që është bërë nga regjisori Zack Snyder, ishte anuluar pasi që ai ishte tërhequr gjatë montazhit të filmit me rastin e vdekjes së vajzës e tij.

Lexo Edhe:

 “Justice League: The Snyder Cut”, ishte një kërkesë e aktorëve dhe fansave të karaktereve nga DC Comic që të lansohet versioni origjinal i regjisorit Snyder.

Kështu që “Warner Bros” ka konfirmuar lajmin se “Justice League: Snyder Cut” është në realizim e sipër dhe pritet që të lansohet shumë shpejt.

Nga trileri i filmit, i cili ka marrë më shumë se 1.6 milion klikime në youtube, shihen edhe personazhe të reja. DeSaad, Granny Goodnes dhe Joker janë disa nga karakteret derisa në të luan edhe Jared Leto.

Ben Affleck përsërit rolin e Batman njëjtë si Jason Mamoa në rolin e superheroit të oqeaneve, Aquaman.

Aktorja superheroinë e Wonder Woman është e njëjta – Gal Gadot derisa Henry Cavil luan Supermanin.

Ashtu si shumica e filmave edhe “Justice League: The Snyder Cut” bazohet në librat komik të “DC Comics” pritet që të shfaqet si premierë në platformën digjitale në HBO Max më 18 mars të këtij viti.

Është thënë që filmi është një miniserial me katër pjesë por Zack Snyder ka thënë se filmi do të zgjat katër orë. /GazetaExpress/