Pendarovski: Sjellja e VMRO-DPMNE-së ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare – jo serioze! - Gazeta Express
string(79) "pendarovski-sjellja-e-vmro-dpmne-se-ndaj-marreveshjeve-nderkombetare-jo-serioze"

Pendarovski: Sjellja e VMRO-DPMNE-së ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare – jo serioze!

Maqedoni

Gazeta Express

18/04/2024 13:43

Kandidati Presidencial i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, fushatën e djeshme presidenciale e ka rrumbullaksuar me një tubim në Gostivar. Nga Gostivari është prononcuar rreth marrëveshjeve ndërkombëtare të vendit.

“Cfarë ofron VMRO-DPMNE lidhur me marrëveshjet që na kthyen në botën normale të civilizuar? Ofrojnë shfuqizimin. Kur t`i puyesini cka më pas, thonë sërish do të nisim të negociojmë. A kanë garanca se dikush nga jashtë, nga fuqitë e mëdha ju mbështesin që srish të negocioni? Nuk kanë. Nuk kanë asnjë mik të dëshmuar, partner nga fuqitë e mëdha, sic kishim ne. Të gjitha marrëveshjet që janë bërë me Greqinë, Bullgarinë dhe me Evropën janë bërë me mbështetje të madhe nga Amerika, Gjermania, Franca” – tha Stevo Pendarovski, LSDM dhe Koalicioni.