Shembet një pjesë e autostradës: 19 persona humbën jetën, 30 të tjerë janë lënduar - Gazeta Express
string(80) "shembet-nje-pjese-e-autostrades-19-persona-humben-jeten-30-te-tjere-jane-lenduar"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2024 10:23

Shembet një pjesë e autostradës: 19 persona humbën jetën, 30 të tjerë janë lënduar

Lajme

Gazeta Express

01/05/2024 10:23

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinën jugore, ku një pjesë e një autostrade është shembur duke lënë të paktën 19 persona të vdekur, kështu u shprehën zyrtarët lokalë, pasi zona kishte përjetuar shi të dendur ditët e fundit.

Tetëmbëdhjetë makina ranë nga një shpat i cili u shemb, sipas një deklarate nga autoritetet në qytetin Meizhou në provincën Guangdong.

Lexo Edhe:

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 02:00.

Dëshmitarët thanë për mediat lokale, se dëgjuan një zhurmë të madhe dhe panë një vrimë të hapur disa metra të gjerë pas tyre.

Video dhe fotot në mediat locale, treguan tym dhe zjarr në vendngjarje.

Punëtorët e shpëtimit kanë dërguar 30 persona në spital, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.