Vjehrri dhe kunati e sulmojnë çiftin në Lipjan, ndërhynë policia - Gazeta Express
string(63) "vjehrri-dhe-kunati-e-sulmojne-ciftin-ne-lipjan-nderhyne-policia"

Vjehrri dhe kunati e sulmojnë çiftin në Lipjan, ndërhynë policia

Lajme

Gazeta Express

01/05/2024 10:30

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Lipjan nën dyshimin se ka sulmuar djalin e tij së bashku me renë, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë, rasti është lajmëruar nga reja, që policisë i tha se ajo së bashku me burrin e saj janë sulmuar nga vjehrri dhe kunati.

Lexo Edhe:

I dyshuari është dërguar në mbajtje. 0

“Lipjan  30.04.2024 – 14:05. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe bashkëshorti i saj janë sulmuar fizikisht nga vjehërri dhe kunati i saj. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit (vjehërri) është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Express/