Mashtrohet 51 vjeçari në Tetovë nga një person i cili është prezantuar si agjent i një kompanie sigurimesh - Gazeta Express
string(106) "mashtrohet-51-vjecari-ne-tetove-nga-nje-person-i-cili-eshte-prezantuar-si-agjent-i-nje-kompanie-sigurimesh"

Mashtrohet 51 vjeçari në Tetovë nga një person i cili është prezantuar si agjent i një kompanie sigurimesh

Maqedoni

Gazeta Express

30/04/2024 14:11

Më datë 29.04.2024 në ora 12:30 në SPB-Tetovë, 51-vjeçari, banues në një fshat të Tetovës, ka raportuar se është mashtruar nga A.L.(29) nga Tetova. Sipas raportit, gjatë vitit 2019, pasi kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku me disa persona të tjerë, janë kontaktuar nga A.L., i cili është prezantuar si agjent i një kompanie sigurimesh dhe u ka ofruar nga 500 euro për dëmshpërblim për lëndimet në aksident. Siç raportohet, pasi kanë rënë dakord dhe kanë nënshkruar dokumentet dhe paratë iu janë dorëzuar atyre. Sipas raportit, gjatë vitit 2023 kanë marrë ftesë gjyqësore në lidhje me aksidentin e përmendur të trafikut dhe nga kompania e sigurimeve u ka kërkuar dëmshpërblim në shumë prej 9200 euro, para të cilat asnjëherë nuk i kanë marrë personalisht nga kompania dhe as nuk kanë autorizuar ndonjë avokat apo person tjetër për të udhëhequr procedurën e tyre, pas së cilës kanë kuptuar se janë mashtruar nga A.L.. Janë marrë masat për zbardhjen e rastit. TS