PD denoncon Safet Gjicin: Kompania e tij përfitoi 37 milionë dollarë tendera për rindërtimin - Gazeta Express
string(91) "pd-denoncon-safet-gjicin-kompania-e-tij-perfitoi-37-milione-dollare-tendera-per-rindertimin"

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 18:56

PD denoncon Safet Gjicin: Kompania e tij përfitoi 37 milionë dollarë tendera për rindërtimin

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 18:56

Partia Demokratike me anë të një video të shpërndarë nga Eksperti i Ekonomisë në PD, Dorjan Teliti ka bërë një denoncim publik për kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.  

Dorjan Teliti e akuzon Gjicin se ka përfituar 37 milionë dollarë tendera për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

Lexo Edhe:

Dorjan Teliti tha se kryeministrit Edi Rama i intereson thjesht dhe vetëm Rama dhe se Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët.

“FSHZH i drejtuar nga Dritan Agolli i ka dhënë rreth 37 mln dollarë punime tenderash për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 një bashkimi shoqërish të kryesuara nga kompania “Kevin Construction”, themeluar nga Safet Gjici. Kompania fituese nuk është operatori që ka dhënë ofertën më të ulët ekonomike, ashtu siç nënvizohet në kriteret e përzgjedhjes të përcaktuara nga vetë institucioni i drejtuar nga Dritan Agolli. Nga ana tjetër flitet për një biznes shumë pranë një përfaqësuesi të lartë politik të maxhorancës, si Safet Gjici, kryetar bashkie, drejtues politik i Partisë Socialiste për Kukësin, i cili në prag fushate elektorale arrin të marrë miliona dollarë tendera nga buxheti i shtetit”, thuhet në videon e publikuar nga Teliti.