Të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara.
Grimcat e pluhurit saharian do të rikthehen përkohësisht, me ç’rast në ato zona ku ka reshje do të përzihen me baltë.
Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 12°C, ndërsa maksimalet prej 23 deri në 25°C. /MeteoKosova/