Osmani: Lista që po ndërtojmë është shtëpia e çdo qytetari dhe vendi ku fiton Republika - Gazeta Express
string(86) "osmani-lista-qe-po-ndertojme-eshte-shtepia-e-cdo-qytetari-dhe-vendi-ku-fiton-republika"

Lajme

Gazeta Express

10/05/2026 21:20

Osmani: Lista që po ndërtojmë është shtëpia e çdo qytetari dhe vendi ku fiton Republika

Lajme

Gazeta Express

10/05/2026 21:20

Ish-presidentja, Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 7 Qershorit do të jetë bartëse e listës së LDK-së, në tubimin e quajtur “Tubimi i Bashkimit”, deklaroi se “nuk ka rëndësi sa larg shkon nëse zemra jote e di gjithmonë se ku është shtëpia jote. Për mua kjo është shtëpia ime”, u shpreh Osmani.

Gjithashtu Osmani, duke bërë thirrje për përkrahje ndaj saj dhe Abdixhikut tha;

“Unë besoj që përgjigja gjindet tek njerëzit që e kanë guximin të bashkohen jo për veten e tyre por për Republikën”.

“Prandaj sot ju ftoj të gjithëve jo vetëm të besoni përsëri tek ne por të besoni tek njëri tjetri”, vijoi Osmani.

I” ftoj edhe të tjerët që nuk janë sonte këtu t’i bashkohen këtij rrugëtimi”, shtoi ajo.

“Lista që po ndërtojmë është shtëpia e çdo qytetari që beson në shtet, në zot, në familje, në demokraci dhe në aleanca”, pohoi ajo.

“Kjo është lista ku përherë do të fitojë, jo individi por Republika”, u shpreh Osmani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement