Pamjet, momenti kur grabitësi shqiptar vjedh paratë në institucionin financiar - Gazeta Express
string(77) "pamjet-momenti-kur-grabitesi-shqiptar-vjedh-parate-ne-institucionin-financiar"

Gazeta Express

04/06/2020 15:14

Pamjet, momenti kur grabitësi shqiptar vjedh paratë në institucionin financiar

Gazeta Express

04/06/2020 15:14

Policia ka vënë në pranga autorin e vjedhjes së një institucioni financiar në Korçë, i cili jepte kredi.

Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet Dh.D, 25 vjeçar. I riu hyri në godinë dhe përmes një thike kërcënoi punonjësit, duke marrë prej aty një shumë prej afërsisht 1 mln lekësh të vjetra.

Lexo Edhe:

NJOFTIMI I POLICISE:

Korçë

Policia identifikon, lokalizon dhe arreston brenda pak minutash autorin e vjedhjes në një zyrë për dhënie kredie, nën kërcënimin e thikës.

Gjendet dhe sekuestrohet edhe shuma prej 92.800 lekësh të reja dhe thika me të cilën autori kërcënoi personelin për të marrë lekët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 7, në një zyrë e cila shërben për dhënie kredie, kishte hyrë një shtetas i paidentifikuar, i cili duke kërcënuar personelin e zyrës me një thikë, dyshohet se ka marrë një sasi lekësh dhe më pas është larguar me shpejtësi, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Falë reagimit në kohë, rrethimit të zonës dhe informacioneve të marra u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Dh. D, 25 vjeç, banues në Korçë, i cili po lëvizte me shpejtësi në një rrugicë, në lagjen nr. 4 Korçë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të autorit, gjetën dhe sekuestruan shumën e lekëve të vjedhura, 92.800 lekë të reja, si dhe gjatë kontrollit të vendit përreth gjetën edhe thikën me të cilën autori kërcënoi personelin për të marrë paratë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.