Pamjet e rënda, policia jep detaje për vdekjen e refugjatit sirian në Durrës - Gazeta Express
string(75) "pamjet-e-renda-policia-jep-detaje-per-vdekjen-e-refugjatit-sirian-ne-durres"

Gazeta Express

02/06/2020 14:26

Pamjet e rënda, policia jep detaje për vdekjen e refugjatit sirian në Durrës

Gazeta Express

02/06/2020 14:26

Këtë të martë trupi i pajetë i një të riu është gjetur në afërsi të ish hotel Vollgës, të cilin policia e indentifikoi si një refugjat sirian që qëndronte në Shqipëri prej disa kohësh.

Policia ka reaguar sërish për lajmin, duke saktësuar se shkak i vdekjes së tij ka qenë rënia nga lartësia, pasi 20 vjeçari mësohet se ishte strehuar në ambientet e godinës së ish hotel Vollgës.

Lexo Edhe:

Më datë 02.06.2020, në orën 06:30, në lagjen nr. 1, Durrës, është gjetur i pajetë një shtetas sirian, rreth 20 vjeç, i cili dyshohet të ketë rënë nga kati i 3-të i ish-hotel Vollga, aktualisht i pabanueshëm, në të cilin ai strehohej. Nga këqyrja e ambientit u gjendën disa sende personale dhe telefoni  i tij. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe ekspertiza e mjekësisë ligjore dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të rënies nga lartësia. Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për hetime të mëtejshme.’-njofton policia.

Më poshtë disa pamje nga vendngjarja, kujdes imazhe të rënda!/Express