Pamje: Zv.presidenti 60-vjeçar i Surinamës luan titullar për Inter Moengotapoe - Gazeta Express
string(77) "pamje-zv-presidenti-60-vjecar-i-surinames-luan-titullar-per-inter-moengotapoe"

Futboll

Gazeta Express

22/09/2021 11:53

Pamje: Zv.presidenti 60-vjeçar i Surinamës luan titullar për Inter Moengotapoe

Futboll

Gazeta Express

22/09/2021 11:53

Ronnie Brunswijk, zëvendëspresidenti 60-vjeçar i Surinamës, luajti titullar për 54 minuta për Inter Moengotapoe kundër Olimpia të martën në CONCACAF League.

Bruswijk, i cili është pronar i klubit dhe shërben si president i tij, ishte kapiten i ekipit të vet dhe luajti deri në fillim të pjesës së dytë para se të zëvendësohej, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Skuadra e politikanit nuk doli fitimtare, megjithatë, pasi pëso 3:0 kundër Olimpias.

Historia e Brunswijk

Brunswijk e mori rolin e zëvendëspresidentit të Surinamës në gusht të vitit 2020, si një figurë kyçe në klimën politike të vendit afrikan për shumë vite.

Ai ishte lider rebel dhe themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Surinamës në vitin 1985 për të luftuar për të drejtat e pasardhësve afrikanë. Ai ishte pjesë e luftës civile që zgjati nga viti 1986 deri në ujdinë e paqes që u nënshkrua më 1992.

Ai ka mbetur aktiv në politikën e vendit të vet që prej atëherë.

Brunswijk është po ashtu lojtar dhe pronar aktiv i Inter Moengotapoe, pasi ka ndihmuar klubin ta ndërtojë stadiumin e vet në vitin 2002.

Në vitin 2005, ai u pezullua nën dyshimin se e kishte kërcënuar me revole një lojtar gjatë ndeshjes. Pezullimi iu hoq më vonë për shkak të mungesës së provave, para se të pezullohej më 2012 për abuzim verbal ndaj gjyqtarit.

Paraqitja e tij këtë të marte shënon kthimit e tij nga pensioni si lojtar. /Gazeta Express/