Pakënaqësi edhe në futsall - Gazeta Express
string(26) "pakenaqesi-edhe-ne-futsall"

Gazeta Express

01/06/2020 12:57

Pakënaqësi edhe në futsall

Gazeta Express

01/06/2020 12:57

Vendimi i Komitetit Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës për t’i vazhduar garat vetëm në Ipko Superligë dhe për t’i anuluar në Ligën e Parë, Ligën e Dytë dhe kategori të tjera, ka ngjallur reagime që nuk po ndalen tash e sa ditë nga klube që ndihen të dëmtuara. Madje, Liria nga Liga e Parë ka paralajmëruar ankesa edhe në gjyqe, kurse reagime tashmë ka edhe në futsall.

FFK ka vendosur që vetëm katër ekipet e para ta vazhdojnë luftën për titull përmes play-offit, kurse për gjashtë ekipe tjera gara ka përfunduar. Reagim i ashpër ka ardhur nga njëri prej klubeve më të njohura, Besa nga Peja, që ishte e pesta në renditje. “Dikush mund edhe të paragjykoj se reagimi im mund të jetë kinse vetem pse FC Besa Futsall gjendet në vendin e 5-të në tabele dhe nuk e ka mundësinë e pjesëmarrjës në ndeshjet e play-offit e po që se edhe do ishim njejt do reagonim por ky reagim vjen si e drejtë e gjithë ati rrugëtimi dhe mos lejimi që askush të shkel mbi mundin, sakrificën tonë jo vetëm të klubit FC Besa pra kundër një vendimi të padrejtë e që nuk përket me asnjë rregullore në të cilën është thënë”, ka thënë për Gazetën Express kryetari i klubit, Adnan Hyseni.

Lexo Edhe:

Sipas tij, vendimi në FFK është marrë pa asnjë konsultim me klube. “Ne e dim që në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së futsalli ka një përfaqësues jo i dërguar nga futsalli, por i vendosur aty nga vetë Federata vite më parë edhe pse personi në fjalë nuk përfaqeson futsallin sepse nuk është propozu nga futsalli dhe nuk e njef këtë sport”, ka theksuar ai.

Sipas Hysenit, vendimi i FFK-së për t’u përcaktuar kampioni në parket, e në anën tjetër për t’u mos u larguar asnjë ekip nga Superliga dhe inkuadrimi i dy të tjerave nga një kategori e mëposhtme është bërë për ta kamoflluar vendimin e padrejtë.   

“Vendimi i Komitetit Ekzekutiv është bazu kinse në bazë të vendimit të Ministris së Shëndetësisë gjegjësisht të IKSHP-së për shkak të rrezikut nga mundësia e infektimit me COVID19 e ne këtë rast bie ndesh me të vërtetën se kur Futbolli konkretisht Superliga mund t’i zhvilloj garat ku në një ndeshje vetëm brenda dy ekipeve mund të kalojnë numrin e 70/80 personave kurse ne futsall janë shumë më pak atëherë lind pyetja si mund të ketë më rrezik në futsall se sa në futboll?”, thotë ai.

Hyseni thekson se FFK ka shkelur mbi drejtën e lojtarëve dhe të klubeve, e po ashtu e ka dëmtuar futsallin, masivizimin dhe imazhin e tij. “Edhe me i rënd bëhet ky vendim kur dihet se ne si akterë që kemi krijuar klube konkretisht unë klubin FC Besa Futsall pjesë e së cilës kanë qenë me qindra të rinj shumë nga ta sot janë bazament i shumë ekipeve të Superligës fal punës time profesionale, kemi punuar pa pushim, angazhuar e shpenzuar tepër shumë prej vitit 2008 dhe pa asnjë interes të merret pa asnjë konsultim”, ka thënë ai.  “Në qoftë se dikujt i dukemi ne që jemi pjesë e futsallit si njerëz të dorës së dytë mendoj se e kanë tepër gabim sepse ka të bëjë me njerëz që nuk do lejojnë përkundër që do respektojnë institucionin në të cilin në jemi FFK-në”, pohoi ai.

Ai thotë se vendimmarrja në FFK është e papranueshme dhe për çdo kritikë. Sipas tij, kritikat e tij janë profesionale e jo personale kundër krerëve të FFK-së.