OVL e UÇK’së për LDK'në dhe VV'në: Të njëjtë si Lista Serbe - Gazeta Express
string(55) "ovl-e-uckse-per-ldkne-dhe-vvne-te-njejte-si-lista-serbe"

Gazeta Express

13/08/2020 21:50

OVL e UÇK’së për LDK’në dhe VV’në: Të njëjtë si Lista Serbe

Gazeta Express

13/08/2020 21:50

PDK: Në çdo seancë do ta propozojmë projektligjin për vlerat e UÇK-së. OVL: LDK e VV njejtë si Lista Serbe.

Po mblidhen për të mbajtur seancën plenare me 12 pika në rend dite.

Lexo Edhe:

Por, më i rëndësishmja është ajo e votimit në parim të Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Me të marrë fjalën, e para e kuvendit, Vjosa Osmani, kërkoi nga deputetët që të deklarohen për projektligjin.

E nga 68 deputetë që ishin në sallë, vetëm 36 morën pjesë, ku 35 votuan për dhe një votë ishte kundër, abstenime nuk pati.

Kësisoj nuk kaloi në lexim të parë projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, për ta kthyer prapë për votim në ndonjë rast tjetër

Pas dështimit të votimit, i menjëhershëm ka qenë reagimi nga PDK-ja, parti kjo e cila edhe e kishte propozuar këtë projektligj.

Propozuesi i këtij ligji, Gazmend Bytyqi, tha që deputetët e partive të tjera treguan mungesë guximi.

Por ani pse dështoi të kaloi në këtë seancë, nga PDK thojnë që në secilën seancë do të propozohet deri sa të kalohet.

E reagim më të ashpër se ky i PDK-së, kishte nga shoqatat e dalura nga lufta.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, shkoi deri aty duke i krahasuar LDK-në dhe LVV-në me Listën Serbe.

Kundër këtij projektligji kanë dalur edhe nga Ambsada e SHBA-së si dhe nga ajo e Gjermanisë në Kosovë, nën arsyetimin se cenohet fjala e lirë.