Osmani takon presidentin e Liberisë: Ndër shtetet e para që na njohu, diskutuam për thellim bashkëpunimi - Gazeta Express
string(102) "osmani-takon-presidentin-e-liberise-nder-shtetet-e-para-qe-na-njohu-diskutuam-per-thellim-bashkepunimi"

Osmani takon presidentin e Liberisë: Ndër shtetet e para që na njohu, diskutuam për thellim bashkëpunimi

Lajme

Gazeta Express

07/05/2024 9:28

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj nga Liberia, Joseph Boakai, me të cilin tha se ka folur për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Në takimin  që u zhvillua në Teksas, Osmani e potencoi se vendi i tij ka qenë ndër shtetet njohëse të para të pavarësisë së Kosovës.

Lexo Edhe:

“Liberia ka qenë ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën më 2008. Me Presidentin Joseph Boakai, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona në fusha të interesit të përbashkët dhe në interes të popujve tanë”, ka shkruar Osmani.

Ajo dje ka marrë pjesë në një tryezë të organizuar në Dallas të Teksasit për të diskutuar për bashkëpunimin në drejtim të adresimit të sfidave zhvillimore bashkë me presidentët e Liberisë, Malaëit e Cabo Verdes, si dhe me kryeministrat e Mauritanisë e Sierra Leones. Liderët ishin të ftuar të kryeshefes ekzekutive të MCC-së, Alice Albright dhe të përfaqësuesve të shumtë të qeverisë amerikane e të shteteve partnere./Express/