ZKM dërgon pamje të takimit të kryeministrit Kurti me nënsekretaren Allen - Gazeta Express
string(73) "zkm-dergon-pamje-te-takimit-te-kryeministrit-kurti-me-nensekretaren-allen"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2024 14:08

ZKM dërgon pamje të takimit të kryeministrit Kurti me nënsekretaren Allen

Lajme

Gazeta Express

19/05/2024 14:08

Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth M. Allen, është takuar sot me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.

ZKM ka dërguar pamje të shkëputura nga takimi Allen- Kurti.

Lexo Edhe:

Allen i ka treguar Kurtit se kjo është hera e parë në Kosovë, derisa Kurti i thotë që është kënaqësi për ta pritur atë.

“Janë kohë të rëndësishme për të gjithë ne”, i thotë Kurti asaj.

“Faleminderit shumë zonja nënsekretare, është privilegj i madh dhe kënaqësi të të kemi në Kosovë, në ndërtesën e qeverisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri ynë historik, aktual dhe i ardhshëm. Kështu që ne presim të forcojmë dhe thellojmë bashkëpunimin tonë, sidomos, sic e thatë ju, veçanërisht në ekonomi, tregti dhe përfshirjen e të rinjve dhe grave”, tha Kurti. /GazetaExpress/