Osmani si kryekomandante në izolim, Uk Lushi pyet se si duhet vepruar nëse na sulmon Serbia - Gazeta Express
string(90) "osmani-si-kryekomandante-ne-izolim-uk-lushi-pyet-se-si-duhet-vepruar-nese-na-sulmon-serbia"

Gazeta Express

18/11/2020 15:58

Osmani si kryekomandante në izolim, Uk Lushi pyet se si duhet vepruar nëse na sulmon Serbia

Gazeta Express

18/11/2020 15:58

Analisti amerikan, Uk Lushi, ka kërkuar dorëheqjen e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, pas infektimit të kësaj të fundit me koronavirus.

Lushi e ka bërë këtë kërkesë nën idenë se Kosovës i duhet një lider funksional, që ndërmerr veprim në rast të ndonjë sulmi të Serbisë. Komentet e tij vijnë në kohën kur Vuçiq hodhi kërcënime karshi Kosovës, duke thënë se konfliktet e ngrira përshkallëzohen në konflikte të armatosura, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Si duhet të veprojmë pa lideren kushtetuese nëse na sulmon Serbia këto ditë të lëngatës së zonjës Komandante Supreme të Forcave Mbrojtëse të Kosovës dhe Kryetares së Kuvendit?!”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai i ka uruar shërim të shpejtë u.d. Osmanit nga virusi.

Postimi i plotë:

Kur para ca javësh thirrja që Vjosa Osmani-Sadriu të dorëzonte njërën nga punët e saj si Kryeparlamentare dhe si U.D. e Presidencës, bukur shumë shqiptarë mu hodhën në grykë si skifterë të uritur që nuk mendojnë më larg se çka shohin para syve në moment.

Tash zonja Osmani-Sadriu qenka infektuar dhe e sëmurë me Covid-19, çfarë do ta detyrojë të karantinohet dhe izolohet. Situatë kjo që vështirëson apo në të vërtetë pamundëson kryerjen e obligimeve të një pune e lëre më të dy punëve më të rëndësishme në shtet.

Unë kisha bërë thirrje në moralin e zonjës Osmani-Sadriu pikërisht duke marrë parasysh situata të mundshme të jashtëzakonshme si pandemia dhe arrestimi i liderëve kryesor shetetëror dhe parlamentar. Por shumë shqiptarë ma përplasnin Kushtetutën e imponuar të Kosovës për fytyrë.

Çfarë thotë Kushtetuta tash, të dashur shqiptarë?!

Si duhet të veprojmë pa lideren kushtetuese nëse na sulmon Serbia këto ditë të lëngatës së zonjës Komandante Supreme të Forcave Mbrojtëse të Kosovës dhe Kryetares së Kuvendit?!

Kushtetuta e Kosovës duhet të bëhet e Kosovës. Shteti i Kosovës duhet të bëhet i Kosovës. Ky rast duhet të na shërbejë si rast kthese kur Kosova i shikon dhe përshtat dokumentet e saj për Kosovën.

Shteti i Kosovës, jam i bindur, do të gjejë mënyrë dhe formë, të mbijetojë edhe pa zonjën Osmani-Sadriu këto momente të vështira për shtetin dhe zonjën Osmani-Sadriu.

U.D. në Presidencë dhe Kryeparlamentares Osmani-Sadriu i dëshiroj shërim dhe rekuperim sa më të lehtë dhe sa më të shpejtë!