Oferta e bujshme për Barcelonën, pse klubi nuk mund të shitet - Gazeta Express
string(62) "oferta-e-bujshme-per-barcelonen-pse-klubi-nuk-mund-te-shitet-1"

Sport

Gazeta Express

14/12/2025 10:31

Oferta e bujshme për Barcelonën, pse klubi nuk mund të shitet

Sport

Gazeta Express

14/12/2025 10:31

Raportet nga Spanja bëjnë të ditur se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, është i interesuar të investojë në Barcelonë, me një ofertë të mundshme deri në 10 miliardë euro.

Sipas El Chiringuito, kjo lëvizje lidhet me strategjinë e Arabisë Saudite për të zgjeruar ndikimin në sport. Barcelona aktualisht ka borxhe mbi 2.5 miliardë euro, çka e bën klubin tërheqës për investitorë të fuqishëm.

Megjithatë, një blerje e plotë është e pamundur, pasi Barcelona është në pronësi të socios-ve (anëtarëve) dhe nuk mund të shitet një entiteti të huaj. E vetmja mundësi do të ishte investimi i PIF në sektorin argëtues apo komercial të klubit, pa kontroll mbi aspektin sportiv.

Si përfundim, megjithëse interesimi ekziston, marrja e plotë e Barcelonës nga Arabia Saudite mbetet shumë pak e realizueshme. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement