Enver Hoxhaj para mësimdhënësve: Ideja e pavarësisë ka lindur në shkollat e Kosovës - Gazeta Express
string(82) "enver-hoxhaj-para-mesimdhenesve-ideja-e-pavaresise-ka-lindur-ne-shkollat-e-kosoves"

Zgjedhjet

Gazeta Express

31/05/2026 21:31

Enver Hoxhaj para mësimdhënësve: Ideja e pavarësisë ka lindur në shkollat e Kosovës

Zgjedhjet

Gazeta Express

31/05/2026 21:31

Ish-ministri i Arsimit dhe kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka mbajtur një fjalim para mësimdhënësve në takimin që Partia Demokratike e Kosovës organizoi sot me arsimtarë e profesorë nga e gjithë Kosova.

Në fjalimin e tij, Hoxhaj foli për rolin historik të shkollës shqipe dhe mësimdhënësve në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Nuk ka ndonjë pjesë të shoqërisë tonë e cila këtij idealit i ka dhënë përmbajtje, i ka dhënë formë, sikurse kanë qenë mësimdhënësit, shkollat, profesorët, mësuesit, në Kosovë, historikisht këto 100 vitet e fundit, sepse ideja e lirisë dhe pavarësisë ka lindë në zemrat e nxënësve e studentëve, ka lind në shkollat e Kosovës”, deklaroi Hoxhaj.

Ai tha se Kosova ndër dekada ka pasur ideale të qarta kombëtare dhe politike, por sipas tij, vendi sot po përballet me mungesë vizioni dhe drejtimi.

“Ne e kemi ditë se çfarë kemi ndjekë si ideal vitet e 70’ta. E kemi ditë se çfarë ideali kemi pas vitet e 80’ta. E kemi ditë se çfarë ideali e kemi pas në vitet e 90’ta. Edhe në 98-99, me luftën e shenjtë të UÇK-së, edhe nën administrimin ndërkombëtar, edhe në 2008-ën dhe pas 2008-ës. Por, për herë të parë në Kosovë, në këto 6 vitet e fundit, jemi një vend, që për shkak të kësaj qeverie, i cili nuk ka ideal, që s’ka qëllim, që s’ka shtytje dhe s’ka motiv për asgjë”, u shpreh ai.

Hoxhaj foli edhe për zgjedhjet e 7 qershorit, të cilat i cilësoi si moment vendimtar për të ardhmen politike të vendit.

“Data e 7 qershorit, është dita D. Ose vazhdojmë të mbesim më tutje demokraci, ose përmes autokracisë elektorale shndërrohemi në diktaturë”, tha Hoxhaj.

Në fund të fjalimit, ai tha se rruga për ndryshim dhe rikthim të demokracisë kalon përmes Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

“Kjo rrugë e ka vetëm një adresë, Partinë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, rikthimin e demokracisë dhe fitoren tonë me 7 qershor”, përfundoi Hoxhaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement