Haradinaj: Dy kontrata të gatshme për energji ia kam lënë Kurtit - Gazeta Express
string(63) "haradinaj-dy-kontrata-te-gatshme-per-energji-ia-kam-lene-kurtit"

Zgjedhjet

Gazeta Express

31/05/2026 21:00

Haradinaj: Dy kontrata të gatshme për energji ia kam lënë Kurtit

Zgjedhjet

Gazeta Express

31/05/2026 21:00

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se sa ishte kryeministër, ia ka sjellë Kosovës dy kontrata të gatshme për prodhim të energjisë.

Ai ka deklaruar në tubimin në Podujevë se këto kontrata ia ka lënë kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, por që nuk janë zbatuar nga ky i fundit.

“Sa ka qenë e rëndësishme ushtria kur është bërë, e kam pasur nderin me qenë aty, aq është i rëndësishëm një termocentral që prodhon energji. Energjia është edhe siguri, andaj Ardian Gjini ka instituar që energjia me qenë në mes, edhe me qenë shtylla kyçe. Dy kontrata ia kam lënë Kurtit në tavolinë, të gatshme. Një kontratë për një termocentral me qymyr, 450 megavat. Neve ka kërkohet nga 200 deri në 300 megavat, në dimër. Investim i huaj, kompani amerikane, 25 vjet çmimi ka pasur me qenë vetëm 80 euro”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai shtoi se energjia është tepër e rëndësishme, andaj me Aleancën në qeverisje, Kosova do ta kalonte krizën energjetike dhe rritjen e hovshme të çmimeve të rrymës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement