Me të përfunduar xhiroja e fundit e Superligës së Kosovës për sezonin 2025/26, është mësuar edhe skuadra e cila do të jetë pjesë e ndeshjes finale të barazhit, për Superligën e Kosovës.
Është Llapi që do të luajë në barazh, pavarësisht se fitoi në xhiron e fundit ndaj Ferizajt. Skuadrës së Tahir Batatinës i duhej fitorja, por edhe ndonjë lëshim nga kundërshtarët, që nuk erdhi.
Batatina është shprehur i pakënaqur me ndodhitë që kanë ndodhur në këtë xhiro, por edhe në disa më herët, duke aluduar në aleanca të krijuara kundër tij, e duke mos i diskutuar dështimet e tij dhe Llapit.
Megjithatë, një javë më vonë, Batatina ka folur për “T7”, duke komentuar xhiron e fundit në Superligën e Kosovës.
“No comment për atë çka ka ndodhur sot në futbollin e Kosovës”, tha ai shkurtimisht për “T7” dhe “Gazeta Express”.
Batatina dhe Llapi i tij do të luajnë në barazh, pasi përfunduan në pozitën e tetë në Superligën e Kosovës, me 49 pikë të tubuara pas 36 ndeshjesh.
Kjo është hera e dytë radhazi që Llapi përfundon në të njëjtën pozitë.
Këtë edicion, Llapi do të luajë ndaj Dinamos së Ferizajt më 7 qershor, në ndeshjen finale të barazhit.
Sezonin e kaluar, të besuarit e Batatinës kishin përfunduar sezonin në pozitën e tetë me 47 pikë.
Në finale të barazhit të atij sezoni, llapjanët triumfuan ndaj Vushtrrisë pas penalltive./GazetaExpress/