OAK: Urgjent të ndahen mjetet për punëtorët e sektorit privat - Gazeta Express
string(60) "oak-urgjent-te-ndahen-mjetet-per-punetoret-e-sektorit-privat"

Gazeta Express

30/03/2020 12:28

OAK: Urgjent të ndahen mjetet për punëtorët e sektorit privat

Gazeta Express

30/03/2020 12:28

Oda e Afarizmit e Kosovës kërkon nga Qeveria që mjetet financiare për bizneset dhe punëtorët të ndahen ashtu siç është propozuar nga ana e ministrit të Financave ditë më parë me korigjimet e kërkuara

Përmes një komunikate për media, OAK-u thotë se ky vendim duhet të merret sa më shpejt.

Lexo Edhe:

“OAK konsideron se në rast Qeveria e Kosovës nuk merr vendim të shpejtë gjatë kësaj jave dhe nuk i ndahen mjetet punëtorëve dhe bineseve, Qeveria është duke bërë segregacion në mes të të punësuarve në Republikën e Kosovës’, thuhet në komunikatë.

OAK thekson se të punësuarit në sektorin privat të cilëve me vendim të Qeverisë i është ndaluar puna, nuk kanë marrë page dhe nuk dihet a do të marrin.

“Arsye është se Qeveria ka ekzekutuar pagat për punëtorët në institucione një javë ma herët, me paga të plota edhe pse 70 % e tyre nuk janë duke punuar, ndërsa të punësuarit në sektorin privat të cilëve me vendimet e fundit të Qeverisë i është ndaluar puna ose e kanë reduktuar stafin, nuk kanë marrë pagë ende dhe nuk dihet se a do të marrin pasiqë bizneset e kanë të pamundur që të mbulojnë këto shpenzime si rezultat i mos gjenerimit të të hyrave”, thekson OAK.