Nottingham Foresti i ka vendosur një çmim marramendës mes interesimit të Manchester Cityt për mesfushorin Elliot Andersonin, teksa klubi po synon rindërtimin e mesfushës pas largimit të Pep Guardiolas.
City nuk po tërhiqet nga ndjekja e Andersonit, pavarësisht se një ofertë fillestare është refuzuar.
Gjigantët e Premierligës e kanë bërë mesfushën prioritet për afatin e ardhshëm të transferimeve, në prag të një rindërtimi të madh të skuadrës në epokën pas Guardiolas.
Nottingham Foresti po qëndron i palëkundur në vlerësimin e tyre, duke kërkuar një shifër që mund të shkojë deri në 133 milionë euro, duke e krahasuar me transferime rekord si ai i Declan Rice tek Arsenali.
Ish-lojtari i Chelseat dhe Manchester Cityt, Shaun Wright-Phillips, ka shprehur dyshime serioze për këtë çmim të raportuar, duke thënë se edhe pse Andersoni është lojtar shumë i mirë, tregu aktual mund të mos e justifikojë një shifër kaq të lartë.
Ai theksoi se është e vështirë të imagjinohet një klub në Angli që paguan një shumë të tillë, duke marrë parasysh se rekordi i Cityt për një lojtar është rreth 115 milionë euro.
Statistikat e sezonit 2025–26 tregojnë se Andersoni ka qenë një nga mesfushorët më dominues në Premierligë, duke kryesuar në duele të fituara dhe prekje totale të topit, duke u shndërruar në një “anomali statistikore” në rolin e tij më të thellë si “No.6” ose “No.8”.
Vetë mesfushori ka folur për zhvillimin e tij taktik, duke theksuar se ndihet shumë më i rehatshëm në qendër të mesfushës dhe se e ka “gjetur pozicionin e tij”, gjë që ka tërhequr vëmendjen e klubeve elitare të Evropës./GazetaExpress/
Kompania Frutex, pas ftesës nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë lidhur me mundësitë e furnizimit...