“Ishte vetëm pauzë”, KQZ mohon se ka rënë sistemi në QKN “1 Tetori” në Prishtinë - Gazeta Express
string(75) "ishte-vetem-pauze-kqz-mohon-se-ka-rene-sistemi-ne-qkn-1-tetori-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

09/06/2026 0:07

“Ishte vetëm pauzë”, KQZ mohon se ka rënë sistemi në QKN “1 Tetori” në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

09/06/2026 0:07

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka mohuar raportimet se ka pasur probleme me sistemin e rezultateve në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) “1 Tetori” në Prishtinë.

Elezi për Klankosova.tv deklaroi se nuk ka ndodhur asnjë ndërprerje e platformës së rezultateve.

Ai sqaroi se është bërë vetëm një pauzë e shkurtër teknike, e nevojshme për zëvendësimin e disa kamerave në qendrën e numërimit.

 “Nuk ka rënë platforma e rezultateve. Ka qenë një pauzë e shkurtër për shkak të nevojës për t’u ndërruar disa kamera”, deklaroi Elezi për Klankosova.tv.

Zëdhënësi i KQZ-së theksoi gjithashtu se procesi i numërimit në QKN “1 Tetori” po vazhdon normalisht dhe se funksionimi i sistemit të rezultateve nuk është ndërprerë në asnjë moment./Klankosova.tv

Advertisement
Advertisement
Advertisement