Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, ka folur hapur për momentin kur mendoi se kishte fituar çmimin më prestigjioz individual në futboll, por e pa atë të “i shpëtonte nga duart”.
Adoleshenti pranoi se mosfitimi i Topit të Artë ndaj Ousmane Dembeles në fakt i shërbeu si një pikë kthese për pjekurinë e tij personale.
Yamali ka zbuluar se kishte besuar plotësisht se do të shpallej lojtari më i mirë në botë në ceremoninë e fundit të Topit të Artë.
Sulmuesi i krahut i Barcelonës, i cili ka pasur një ngritje të jashtëzakonshme drejt elitës së futbollit, pranoi se zhgënjimi i mosfitimit ishte një moment i rëndësishëm në karrierën e tij të re.
“Për të qenë i sinqertë, atë ditë mendova se do ta fitoja,” tha Yamali në një video në kanalin e tij në “YouTube”.
Megjithatë, 18-vjeçari tani beson se humbja ndaj ish-shokut të skuadrës te Barcelona, Ousmane Dembélé, ishte një “bekim i fshehur”.
“Mendoj sinqerisht se ishte mirë për mua që e fitoi Dembélé, që të zhvillohem. Ndoshta nuk ishte momenti i duhur për mua,” shtoi ai, duke theksuar se kjo përvojë e ndihmoi të ndryshonte stilin e jetës dhe të piqej më shumë.
Duke reflektuar mbi rrugëtimin e tij me kombëtaren e Spanjës, Yamali foli për presionin e madh në skenat më të mëdha.
Pavarësisht se u bë një nga shtyllat kryesore të ekipit që fitoi EURO 2024, ai pranoi se ndiente peshën e pritshmërive që herët në karrierën ndërkombëtare.
“Unë isha vetëm një fëmijë; ndjen nervozizëm sepse është një turne ndërkombëtar. Mësova të jem më i qetë. Ndeshjet janë të gjata dhe turnet po ashtu. Gjithmonë e përfundon më mirë sesa e nis,” u shpreh ai.
Ndërkohë që YamalI është tashmë një model për miliona tifozë, ai vazhdon të frymëzohet nga yjet e mëdhenj të futbollit. Duke folur për lojtarët që i pëlqen më shumë të shikojë, ai përmendi idhullin e tij brazilian NeymarIN, duke e quajtur “idoli im”.
Ai gjithashtu përmendi me admirim edhe lojtarët modernë si Jeremy Doku dhe Rayan Cherki, duke treguar preferencën e tij për lojtarë me teknikë dhe stil loje të shpejtë e kreativ./GazetaExpress/
Kompania Frutex, pas ftesës nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë lidhur me mundësitë e furnizimit...