Nora Gjakova kualifikohet në çerekfinale, do të përballet me xhudisten serbe - Gazeta Express
string(75) "nora-gjakova-kualifikohet-ne-cerekfinale-do-te-perballet-me-xhudisten-serbe"

Nora Gjakova kualifikohet në çerekfinale, do të përballet me xhudisten serbe

Sporte tjera

Gazeta Express

21/10/2022 11:25

Nora Gjakova ka arritur me sukses të kualifikohet në çerekfinale të Grand Slamit të Abu Dhabit.

Xhudistja kosovare në raundin e dytë triumfoi ndaj holandezes, Pleuni Cornelisse me IPPON brenda pak sekondave

Lexo Edhe:

Kampionia Olimpike në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e parë fitoi ndaj xhudistes nga Koreja e Jugut, Yuna Shin, shkruan Gazeta Express.

Gjakova fitoi në “Golden Score”, pasi Shin mori tri ndëshkime.

Në çerekfinale, Gjakova do të ketë punë me xhudisten serbe, Marica Perisic. /Gazeta Express/