Një grua 104-vjeçare nga Turqia e mposht sëmundjen Covid-19 - Gazeta Express
string(59) "nje-grua-104-vjecare-nga-turqia-e-mposht-semundjen-covid-19"

Një grua 104-vjeçare nga Turqia e mposht sëmundjen Covid-19

Gazeta Express

21/09/2020 15:57

Një grua që i ka mbushur 104 vjet është shëruar me sukses nga koronavirusi pas 19 ditëve të trajtimit në spital.

E moshuara Beyaz Kaplan u lirua nga spitali të hënën pasi doli negative në testin për Covid-19 gati tri javë pas infektimit, bëri të ditur mjeku Selim Kusagli, kryemjek në spitalin shtetëror Golbasi në Adiyaman, që shtrihet në juglindje të Turqisë.

Lexo Edhe:

Kusagli tha se është i lumtur që pacientja e moshuar u shërua nga sëmundja e re, duke theksuar se profesionistët shëndetësorë janë gjithmonë në krye të detyrës për t’i trajtuar pacientët, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

“Ju lutemi na ndihmoni duke mbajtur distancë sociale, maska dhe duke i respektuar rregullat e higjienës”, shtoi ai.

Të dielën, Turqia i regjistroi 1,519 raste të reja të koronavirusit dhe 1,116 persona të shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 302,867, ndërsa mbi 267,000 persona tashmë janë shëruar.

Në nivel botëror, nga sëmundja Covid-19 deri më tani kanë vdekur mbi 960,000 persona nga 188 shtete dhe territore. Vendet më të prekura janë Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili.