Nga kolla te vështirësitë në frymëmarrje, ISHP tregon simptomat e koronavirusit: Shfaqen 2-14 ditë pas ekspozimit - Gazeta Express
string(111) "nga-kolla-te-veshtiresite-ne-frymemarrje-ishp-tregon-simptomat-e-koronavirusit-shfaqen-2-14-dite-pas-ekspozimit"

Nga kolla te vështirësitë në frymëmarrje, ISHP tregon simptomat e koronavirusit: Shfaqen 2-14 ditë pas ekspozimit

Gazeta Express

14/07/2020 9:25

Instituti i Shëndetit Publik tregon disa nga shenjat e koronavirusit, ndërsa iu bën thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes, si dhe të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore, nëse i shfaqin ato.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, ISHP thekson se disa nga shenjat e Covid-19 janë: kollë, temperaturë, ethe, dhimbje muskujsh, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje fyti, humbje të shijes dhe nuhatjes.

Lexo Edhe:

Sipas ISHP, simptomat variojnë nga të lehta deri në forma të rënda, dhe shfaqen 2-14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit Covid-19.

Ishp